Shkup, 03.02.2026 – Sot, në kabinetin e tij të punës, rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, mirëpriti në një takim përfaqësuesit e Kuvendit Studentor Universitar, të kryesuar nga kryetari, Besar Sejdiu.

Në këtë takim, rektori Fetaji ishte i shoqëruar nga udhëheqësi i njësisë organizative, Mr. sc. Bejamin Rexhepi në të cilëtën bashkëbisedimi u fokusua në avancimin e kushteve studimore, mbështetjen e nismave studentore dhe forcimin e rolit të studentëve në vendimmarrjen akademike.

Gjatë takimit, rektori dhe përfaqësuesit e KSU-së diskutuan mbi planet për projekte të reja, përmirësimin e shërbimeve administrative dhe organizimin e aktiviteteve që pasurojnë jetën studentore në kampus. Rektori i UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji rikonfirmoi mbështetjen e pakursyer të Rektoratit për çdo nismë që vjen nga studentët, duke i konsideruar ata si partnerë kyç në rritjen e cilësisë dhe reputacionit të universitetit.

Nga ana tjetër, kryetari i KSU-së, Besar Sejdiu, shprehu mirënjohjen për qasjen e hapur të udhëheqësisë së UNT-së, duke theksuar se ky dialog i vazhdueshëm ndihmon në adresimin e shpejtë të sfidave dhe në krijimin e një mjedisi akademik stimulues.

By