
Prof. Dr. Bekim Fetaji
Bekim Fetaji është Profesor i Rregullt i Informatikës (Shkencave Kompjuterike) në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, Maqedonia e Veriut. Ai ka marrë titullin Doktor i Shkencave në Shkenca Kompjuterike në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të Universitetit Teknik të Grazit në vitin 2008. Ka përfunduar studimet Master në Oxford Brookes University, Oxford, Angli, Mbretëria e Bashkuar.
Ka qenë Profesor Vizitor në Staffordshire University, Mbretëria e Bashkuar; Tokyo University of Agriculture and Technology, Japoni; Örebro University, Departamenti i Shkencave Kompjuterike, Suedi; Institute of Data Science, Graz University of Technology, Austri; Canadian Institute of Technology, Tiranë, Shqipëri; Rochester Institute of Technology (RIT), kampusi në Prishtinë, Kosovë; University of Novi Pazar, Serbi, si dhe në universitete të tjera.
Ka më shumë se 25 vite përvojë në mësimdhënie dhe punë në arsimin e lartë në universitete të ndryshme në rajon dhe jashtë tij. Ka ligjëruar në universitete të ndryshme në katër gjuhë: anglisht, shqip, maqedonisht dhe serbisht.
Ka marrë pjesë në një numër të madh projektesh në kuadër të programeve të ndryshme, përfshirë Tempus, Erasmus, si dhe projekte të tjera kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ka publikuar më shumë se 150 punime shkencore në konferenca ndërkombëtare, shumica prej tyre në konferenca të IEEE dhe ACM, si dhe më shumë se 30 punime në revista shkencore ndërkombëtare, disa prej të cilave janë të indeksuara në ISI Web of Science dhe kanë faktor ndikimi.
Ka botuar 9 (nëntë) tekste universitare akademike dhe 2 (dy) libra në gjuhën angleze, të cilët janë të disponueshëm online në Amazon.
Ka qenë folës kryesor (Keynote Speaker) në shumë konferenca ndërkombëtare, ndër të tjera edhe në konferenca të IEEE (Referencë: https://iccece23.theiaer.org/keynote.html).
Fushat e tij kryesore të interesimit kërkimor dhe punës së publikuar përfshijnë arsimin e avancuar të përmirësuar përmes teknologjisë, mjediset virtuale të të nxënit, inxhinierinë softuerike, programimin, si dhe së fundmi shkencën e të dhënave me inteligjencë artificiale dhe mësimin makinerik, përpunimin e të dhënave me analiza të të dhënave (Data Analytics) dhe fusha të tjera të ndërlidhura.
Prof. Dr. Bekim Fetaji
Bekim Fetaji is a Full Professor of Informatics (Computer Science) at Mother Teresa University in Skopje, North Macedonia. He received his PhD in Computer Science from the Faculty of Computer Science at Graz University of Technology, Austria, in 2008. He obtained his Master’s degree from Oxford Brookes University, Oxford, United Kingdom.
Throughout his academic career, Prof. Fetaji has served as a Visiting Professor at several prestigious universities and academic institutions, including Staffordshire University, United Kingdom; Tokyo University of Agriculture and Technology, Japan; Örebro University, Sweden; the Institute of Data Science at Graz University of Technology, Austria; the Canadian Institute of Technology, Tirana, Albania; Rochester Institute of Technology (RIT), Prishtina Campus, Kosovo; University of Novi Pazar, Serbia; and other universities.
He has more than 25 years of experience in teaching, research, and academic work in higher education institutions both in the region and internationally. He has taught and lectured in four languages: English, Albanian, Macedonian, and Serbian.
Prof. Fetaji has participated in numerous national and international research and academic projects within programs such as Tempus, Erasmus, and other international cooperation and research initiatives.
He has published more than 150 scientific papers in international conferences, many of them affiliated with IEEE and ACM conferences, as well as more than 30 papers in international scientific journals, several of which are indexed in the ISI Web of Science and have an impact factor.
He is the author of nine academic textbooks and two books published in English, which are available online through Amazon.
Prof. Fetaji has also served as a Keynote Speaker at numerous international conferences, including IEEE conferences. One example can be found at: https://iccece23.theiaer.org/keynote.html.
His main research interests and publications focus on technology-enhanced education, virtual learning environments, software engineering, programming, and, more recently, data science, artificial intelligence, machine learning, data processing, data analytics, and closely related fields.
