UNIVERSITETI “NËNË TEREZA” NË SHKUP HAP DYERT PËR STUDENTËT E RINJUniversiteti “Nënë Tereza” në Shkup i gatshëm për të mirëpritur të gjithë studentët potencial që duan të vazhdojnë karrierën e tyre studimore në platformën akademike 2023/2024 pranë këtij tempulli arsimor.UNT, në tetë fakultetet e saj, përmban ekskluzivisht drejtime deficitare, që kërkohen në tregun e punës si Universiteti i vetëm publik në kryeqytet në gjuhën amëtare. Konkursi i regjistrimit të afatit të parë përmban 1850 vende aplikimi.Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup do të bëjë pranimin e dokumenteve për studentët e rinjë, nga data 24 Gusht 2023 deri më 30 Gusht 2023, në Kampusin universitar.*VËMENDJE• Aplikimi 24 deri më 30 Gusht 2023• Rezultate preliminare 31 Gusht• Vendimi për pranim të kandidatëve 01 Shtator• Regjistrimi i studentëve 04-08 ShtatorPër më shumë, ndiq vegëzën e konkursit: