Procesi i Akreditimit dhe Riakreditimit

Procedurat per akreditimin e programeve studimore

– Programet studimore propozohen nga Këshillat mësimor-shkencor të fakulteteve përkatëse dhe pas mendimit pozitiv të dhënë nga bordi për bashkëpunim dhe besim me publikun dhe drejtoria rekotriale, dërgohen në senatin e Universitetit për miratim.

– Pas miratimit të programeve studimore nga senati i Universitetit, të njëjtat dërgohen në Bordin për akreditim i cili funksionon në kuadër të Agjencionit për cilësi në arsimin e lartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe i cili është kompetent për akreditimin e programeve studimore.

– Pas akreditimit të programeve studimore, Universiteti parashtron kërkesë për fillim me punë të programeve studimore të akredituara nga Bordi për akreditim.

Procedurat për riakreditim të programeve studimore

– Programet studimore akreditohen për periudhe prej 5 vitesh akademike.

– Pas mbarimit të kohës për të cilën janë akredituar programet studimore i nënshtrohen procesit te riakreditimit i cili është i njëjtë me atë të akreditimit.

Aktvendimet për akreditimin e programeve studimore dhe për fillim me punë të programeve studimore publikohen në ueb faqen e Universtitetit.