Prorektorët

Fati Iseni
Prorektor për arsim dhe çështje studentore
  • Phd
  • MS
  • BSC
Bekim Fetaji
Prorektor për shkence

Bekim Fetaji është profesor i rregullt pranë Fakultetit të Informatikës (Shkenca Kompjuterike).  Ka marrë doktoraturën në Shkenca Kompjuterike në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Teknologjisë Graz me temën e disertacionit “Treguesit e të mësuarit elektronik – një model shumëdimensional për hartimin dhe zhvillimin e zgjidhjeve softuerike të mësimit elektronik”. Ai mori Diplomën Master nga Oxford Brookes University, Oxford, Angli MB. Ai u angazhua si Profesor Vizitues në Universitetin Staffordshire në Mbretërinë e Bashkuar, Universitetin e Bujqësisë dhe Inxhinierisë në Tokio, Japoni, Universitetin Politeknik, Tiranë, Shqipëri, Universitetin e Novi Pazarit, Serbi dhe universitete të tjera. Ai ka dhënë mësim në këto Universitete në gjuhën angleze, shqipe, maqedonase dhe serbe.Ka marrë pjesë në disa projekte në kuadër të programeve të ndryshme si Tempus, Erasmus dhe projekte të tjera kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka të publikuar më shumë se 140 punime shkencore në konferenca ndërkombëtare, shumica prej tyre në IEEE dhe ACM dhe më shumë se 30 revista ndërkombëtare, disa prej tyre me faktor ndikimi ISI Web of Science.Ka të publikuar 7 (shtatë) tekste akademike dhe 2 (dy) libra në gjuhën Angleze që mund të gjenden në internet në Amazon.Interesi kryesor i hulumtimit shkencor dhe puna e publikuar është në përdorimin e teknologjisë në edukim, digjitalizimin, programim, programim ne web, rethinat virtuala, inxhinierinë e softuerit dhe së fundmi shkencën e të dhënave me mësimin e algoritmeve te makines dhe fusha të tjera të ngushtë.

Bujamin Bela
Prorektor për financa, investime dhe zhvillim

Bujamin Bela u lind në vitin 1986 në Shkup. Në vitin 2009 përfundoi studimet në Fakultetin Ekonomik në departamentin e “Menaxhmentit” pran Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi”. Në vitin 2013 në të njejtin Universitet, në departmantin e “MBA Menaxhmentit” mori titullin magjistër. Nga viti 2014 - 2019 ka mbaruar studimet e doktoratës në Universitetin e Stambollit, Turqi në departamentin e “Menaxhimit me Resurset Njerëzore” dhe ka mbrojtur disertacionin me temë: “Ndikimi i Pabarazive Pagesore mbi Intencën e Lënies së Punës, me moderator Kushtet e Punës”. Në të njëjtën kohë ka marrë pjesë në shumë projekte hulumtuese, simpoziume, konferenca dhe projekte vendore dhe ndërkombëtare. Aktivist në shoqërinë civile në sferën e edukimit joformal dhe edukimin e të rinjve në orientimin e karrierës. 

Prorektori për financa, investime dhe zhvillim kryen funksione si: 

  • Organizon dhe menaxhon funksionimin e sistemeve financiare dhe zhvillimore të Universitetit; 
  • Prezanton planin për zhvillim financiar dhe përfaqëson Universitetit para organeve shtetërore; 
  • Propozon dhe zbaton strategjinë zhvillimore investuese dhe politikën financiare; 
  • Zbaton vendimet e Këshillit Rektorial, Senatit dhe Organeve tjera të Universitetit. 
Rizvan Sulejmani
Prorektor për marrëdhenie ndërkombëtare