Universiteti “Nënë Tereza” përbëhet prej 5 njësive administrative:
“Fakulteti i Shkencave Të Informatikës”
Zhvillimi i informatikës për çdo ditë shkakton ndryshime në mënyrën e jetës së njerëzve në shoqërinë moderne – informatike. Kjo rritje dinamike dhe ky zhvillim kaq i shpejtë i informatikës në jetën dhe punën e përditshme të njerëzve, e bën të domosdoshëm krijimin e kuadrit me cilësi të larta nga sfera e shkencave të informatikës, të aftë që t’u përgjigjet sfidave të profesionit të vet. Më shumë.
“Fakultetiti të Shkencave Teknologjike”
Studentët e diplomuar në programet e Fakultetiti të Shkencave Teknologjike përgatiten dhe kualifikohen për punë në lëmin e zhvillimit dhe kërkimit për detyrat e sistemit për kualitet të përpunimit të ushqimit, përgatitjes teknologjike të prodhimtarisë, dhe detyrat profesionale në pjesën më të madhe të prodhimit të ushqimit dhe prodhimit të lëndëve të para. Më shumë.
“Fakulteti i Shkencave Teknike”
Objektivi ynë kryesor është të përgatisim një gjeneratë të aftë matematicientësh, fizikantësh, inxhinjerësh, navigatorësh, kimistësh etj, në mënyrë që të shfrytëzojnë burimet dhe kapacitetet e vendit ne përputhje të plotë me strategjinë dhe perspektivën e zhvillimit. Më shumë.
“Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës”
Departamenti i Ndërtimtarisë dhe Arkitetktures përmban tre programe studimore, qe kanë për qëllim të zhvillojnë një kurrikulum në përputhje të plotë me standardet Evropiane dhe Kartën e Bolonjës, për të edukuar dhe mësuar arkitektët dhe projektuesit e ardhshëm si profesionistë novatorë, krijues, që të mund të ndajnë dhe të aplikojnë njohuritë ndërmjet tyre dhe me disiplina të tjera, si dhe të jenë të hapur ndaj mundësive të reja të bashkëpunimit në procesin e mësimit dhe të praktikës profesionale. Më shumë
“Fakulteti i Shkencave Sociale”
Fakulteti i Shkencave sociale përgatit udhëheqës të ardhshëm kryesisht për institucionet qeveritare dhe për organizatat jo-qeveritare. Programet studimore bëjnë një lidhje midis teorisë dhe praktikës, si një nga kushtet më të rëndësishme për përvetësimin e shkathtësive dhe njohurive të nevojshme për karrierë të suksesshme. Të diplomuarit do të jenë në gjendje të kontribuojnë në krijimin, zbatimin, zhvillimin dhe vlerësimin e politikave publike, për të mirën e shoqërisë. Më shumë.