Universitetet synojnë të formojnë individë të avancuar profesionalisht por edhe të dobishëm për jetën sociale. Andaj, kampet studentore brenda universitetit mbahen për t’i dhënë larmi jetës studentore, ku përveç ngritjes profesionale dhe akademike, të përfitojnë edhe aftësi ndërpersonale, kulturore, artistike dhe sociale. Është e rëndësishme që studentëve t’u krijohet hapësir ku mund të shprehin kreativitetin dhe të zbatojnë idetë dhe aftësitë e tyre.
Pjesë e këtyre kampeve studentore mund të marrë pjesë secili student i regjistruar në Universitetin „Nënë Tereza” në Shkup, në cilin do program studimor që graviton në kuadër të këtij institucioni.