Shkup, Maj 2025 – Në kuadër të lëndës “Punët e zbatuara shpeditere”, një grup studentësh nga Fakulteti i Shkencave Teknike të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup realizuan një vizitë studimore në Doganat e Maqedonisë së Veriut dhe në kompaninë shpedicionere “Fershped”.

Vizita u zhvillua nën udhëheqjen e dekanit të Fakultetit të Shkencave Teknike, Prof. Dr. Neritan Turkeshi, dhe profesorit Zija Zimeri, profesionist i fushës doganore me mbi 20 vite përvojë.

Studentët u pritën ngrohtësisht nga udhëheqësit dhe përfaqësuesit e të dy institucioneve, të cilët ofruan një pasqyrë të qartë mbi proceset reale të doganimit dhe punën praktike të shpedicionit, duke krijuar një përvojë të drejtpërdrejtë dhe jashtëzakonisht të dobishme për formimin e tyre profesional.

Përmes kësaj vizite, studentët patën mundësi të njihen nga afër me, procedurat dhe dokumentacionin doganor, kontrollin e mallrave dhe deklaratat doganore, organizimin logjistik dhe zinxhirin e transportit. Gjithashtu, gjatë vizitës u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit institucional, ku shumë shpejt pritet nënshkrimi i një memorandumi bashkëpunimi ndërmjet UNT-së dhe këtyre dy institucioneve të rëndësishme.

By