Shkup, Qershor 2025 –Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, mori pjesë në ceremoninë solemne të Absolventiadës të organizuar nga Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup, në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së.

Ceremonia festive shënoi përfundimin me sukses të ciklit të parë të studimeve për gjeneratën 2021–2025, me diplomimin e 29 absolventëve, të cilët u vlerësuan për përkushtimin e tyre akademik dhe gatishmërinë për t’u përballur me sfidat profesionale të së ardhmes.

Pjesëmarrja e rektorit Fetaji në këtë ngjarje ka për qëllim vlerësimin e ndërsjellë ndërinstitucional dhe përkushtimin për bashkëpunim ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë që veprojnë në funksion të avancimit të dijes, dialogut dhe përfshirjes sociale.

By