Shkup, Shtator 2025 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, priti në kabinetin e tij përgjegjësin për programe arsimore njëherit koordinator e Programit Alumni pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, z. Gazmend Ilazi.

Në takim u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet UNT-së dhe Ambasadës Amerikane, me theks të veçantë tek programet akademike, shkëmbimet studentore dhe përfshirja më e lartë e stafit universitar në aktivitete ndërkombëtare. U vlerësua gjithashtu roli i programeve alumni si një urë e rëndësishme lidhëse për zhvillimin e kapaciteteve institucionale.

Rektori Fetaji theksoi përkushtimin e UNT-së për të qenë pjesë aktive e rrjeteve ndërkombëtare akademike dhe për të ofruar mundësi të reja për studentët dhe stafin në kuadër të partneriteteve me institucione prestigjioze. Nga ana e tij, z. Ilazi shprehu gatishmërinë për të mbështetur projekte që ndihmojnë integrimin e studentëve dhe profesorëve në programe ndërkombëtare dhe për të avancuar bashkëpunimin akademik me SHBA.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt krijimit të perspektivave të reja për zhvillimin akademik, shkencor dhe kulturor të UNT-së në nivel ndërkombëtar.

By