Shkup, 15.09.2025 – Në kabinetin e punës, rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, priti një delegacion nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Shërbime Projektuale, UNOPS, i kryesuar nga znj. Kalinka Gaber.

Gjatë takimit, rektori Fetaji, i shoqëruar nga prorektorja për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Prof. Inor. Dr. Diturije Ismaili, prezantoi zhvillimet infrastrukturore dhe akademike në UNT, si dhe projektet ndërkombëtare në të cilat universiteti është i përfshirë. Në takim morën pjesë edhe z. Petar Grnçarovski dhe z. Kristijan Panev, anëtarë të delegacionit të UNOPS-it.

Znj. Gaber informoi mbi angazhimin e UNOPS-it në kuadër të projektit për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me fokus të veçantë në katër qytete: Shkup, Tetovë, Manastir dhe Kumanovë. Ajo theksoi se UNT shihet si një partner potencial për bashkëpunim në të ardhmen, duke ndarë vizionin e përbashkët për zhvillim të qëndrueshëm dhe inovacion në shërbim të komunitetit.

UNOPS operon në mbi 80 vende të botës, duke zbatuar mbi 1000 projekte çdo vit. Aktivitetet e tij adresojnë sfida të shumta globale, përfshirë krizat humanitare, katastrofat natyrore, zhvillimet infrastrukturore dhe reformat institucionale, duke kontribuar kështu në ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

By