31.10.2025 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup ka përmbyllur me sukses aktivitetet në kuadër të projektit ndërkombëtar “Parandalimi i trendeve të rrezikshme virale tek të rinjtë”, i financuar nga programi Erasmus+ (2022-1-BG01-KA220-YOU-000085174).
Projekti kishte për qëllim zhvillimin e kompetencave dhe njohurive të punonjësve të rinisë, përmirësimin e perceptimit publik për këtë profesion, si dhe zhvillimin e metodave bashkëkohore për parandalimin e rreziqeve që lidhen me rrjetet sociale, dhunën kibernetike dhe promovimin e sigurisë digjitale e të komunikimit jodhunor.
Rezultatet e arritura përfshijnë rritjen e vetëdijes për trendet e rrezikshme virale në internet, zhvillimin e kompetencave për parandalimin e dhunës kibernetike përmes metodologjive inovative, promovimin e sigurisë digjitale, përfshirjes sociale, edukimit mediatik dhe qytetarisë aktive tek të rinjtë, si dhe hartimin e një studimi mbi metodat bashkëkohore për parandalimin e rreziqeve në rrjetet sociale, një metodologjie për parandalimin e tyre dhe një udhëzuesi praktik për punonjësit e rinisë në fushën e sigurisë digjitale.
Të gjitha materialet e projektit janë të disponueshme falas për shkarkim në faqen zyrtare të projektit:
Gjithashtu, janë përgatitur video-edukative në pesë gjuhë, të cilat mund të shikohen në kanalin zyrtar në YouTube:
Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit Erasmus+.
