Shkup, Maj 2026 – Nën ombrelën e Faderatës të Sporteve Universitare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, studentët e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup më date 05.05.2026 realizuan ndeshjen sportive të futsalit në palestrën Sportive të Fakultetit të Kulturës Fizike, Sportit dhe Shëndetit pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”. 

Ekipi përfaqësues i UNT-së në futsal, në xhiron e parë zhvilloi ndeshjen përballë ekipit të Universitetit Ndërkombtar Ballkanik në Shkup, me çrast fituam me rezultat 4-2. Kjo fitore paraqet një fillim të mbarë për studentët tanë dhe një dëshmi të angazhimit, përkushtimit dhe talentit sportiv që posedojnë të rinjtë e UNT-së. 

Urime ekipit përfaqësues të UNT-së dhe suksese në ndeshjet e radhës

By