Tetovë/Shkup, Shtator 2026 – Rektori i Universitetit „Nënë Tereza“ në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, zhvilloi një vizitë zyrtare në Universitetin e Tetovës, ku u mirëprit ngarRektori i këtij institucioni të lartë, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti.

Me këtë rast, rektori Fetaji i uroi rektorit Ahmeti marrjen e mandatit dhe, në shenjë mirënjohjeje e vlerësimi të lartë, i dhuroi plaketën zyrtare me figurën e Nënë Terezës për bashkëpunimin e shkëlqyer institucional, përkushtimin në ngritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, si dhe për kontributin e paçmueshëm në fuqizimin e partneritetit ndëruniversitar.

Gjatë këtij takimi vëllazëror e institucional, të dy rektorët diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy universiteteve, zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore, si dhe shkëmbimin e përvojave akademike në dobi të studentëve dhe stafit mësimdhënës.

Në këtë vizitë zyrtare, rektori Prof. Dr. Bekim Fetaji ishte i shoqëruar nga prorektori për Arsim, Prof. Dr. Fati Iseni, prorektori për Financa, Prof. Inor. Dr. Bujamin Bela, si dhe Mr. Driton Zendeli.

Të dyja palët rikonfirmuan përkushtimin e tyre të përbashkët për ngritjen e vazhdueshme të standardeve akademike dhe avancimin e arsimit të lartë në rajon.

By