𝐊𝐔𝐕𝐄𝐍𝐃𝐈 𝐒𝐓𝐔𝐃𝐄𝐍𝐓𝐎𝐑 𝐈 𝐔𝐍𝐓-𝐬ë 𝐊Ë𝐑𝐊𝐎𝐍 𝐑𝐄𝐀𝐋𝐈𝐙𝐈𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝐏𝐑𝐄𝐌𝐓𝐈𝐌𝐈𝐓 𝐏Ë𝐑 𝐊𝐀𝐌𝐏𝐔𝐒 𝐔𝐍𝐈𝐕𝐄𝐑𝐒𝐈𝐓𝐀𝐑

𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩, 𝟐𝟖 𝐩𝐫𝐢𝐥𝐥 𝟐𝟎𝟐𝟏- Nën organizim të Kuvendit Studentor pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup më datë 27.04.2021 u zhvillua takim virtuel mes Rektorit Prof. Dr. Aziz Pollozhani dhe studentëve nga Kuvendi Studentor pranë UNT-së. Qëllimi i takimit kishte të bëjë mbi vlerësimin e situatës në të cilën gjenden studentët në këtë kohë të pandemisë.
Rektori në këtë takim i njoftoi studentët për së afërmi me ecurinë e mësimdhënies në distancë ndërsa studentët në diskutimin e tyre shprehën mirënjohjet e tyre për angazhimin maksimal të pedagogëve dhe stafit administrativ në të gjitha njësitë akademike të Universitetit për realizim të suksesshëm të aktiviteteve të parapara. Ato gjithashtu shprehën kënaqësinë për afirmimin gjithnjë e më të madh të Univerisitetit dhe shtimin e numrit të studentëve por kërkuan që sa më parë të sigurohen kushte me adekuate hapësinore dhe infrastrukturë të nevojshme laboratorike për studime cilësore në përputhje me standardet e kohës.
Kuvendi Studentor falënderon Rektorin Pollozhani që gjithëmonë shpreh gatishmëri për të fuqizuar bashkëpunimin me studentët dhe për të miratuar kërkesat e tyre dhe për të realizuar synimin e deklaruar për një Kampus Universitar që Qeveria e RMV-së e ka në programin e vet qeverisës.