Shkup, 22.05.2025 – Në ambientet e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, më 21 dhe 22 maj 2025 u zhvilluan aktivitete pune në kuadër të projektit shkencor ndërkombëtar “The Age-friendly Balkans Connected (ABC) Network”, i cili synon të promovojë mjedise të përshtatshme për moshën e tretë në rajonin e Ballkanit.

Në ceremoninë e hapjes, fjalë përshëndetëse mbajti rektori i UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve ndërkombëtare në avancimin e politikave sociale dhe zhvillimin e kërkimeve të aplikuara që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve, veçanërisht të personave mbi moshën 65 vjeç. Mes tjerash rektori Fetaji potencoi se ‘jemi krenarë që Universiteti ynë është pjesë e këtij projekti me ndikim rajonal dhe global’ – tha rektori Fetaji.

Një kontribut të rëndësishëm në realizimin dhe mirëpritjen e delegacionit ndërkombëtar u ndjek nga afër edhe nga prorektorja për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Prof. Inor. Dr. Diturije Ismaili, e cila në fjalën e saj përshëndetëse theksoi rëndësinë e thellimit të partneriteteve strategjike me universitetet evropiane, si dhe rolin që UNT ka marrë si institucion aktiv dhe bashkëpunues në projektet ndërkombëtare të shkencës dhe inovacionit social.

Punimet u zhvilluan në prani të koordinatori të projektit, Prof. Dr. Joost van Hoof nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Hagë, si dhe pjesëmarrësve nga institucione partnere nga Holanda, Anglia dhe vendet e Ballkanit.

UNT përmes Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Prof. Dr. Daniel Pavlovski, shërben si qendër rajonale për koordinimin e kërkimeve në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Serbi, Slloveni dhe Bullgari.

Mbështetja e projektit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nënvizon rëndësinë globale të kësaj nisme, ndërsa përfaqësuesi i saj, z. Yongjie Yon, mbajti një prezantim online.

Përmes këtij studimi do të ofrohen të dhëna konkrete për politikat e plakjes aktive dhe të shëndetshme në nivel lokal dhe rajonal, duke u bërë bazë për veprime të qëndrueshme nga institucionet publike.

By