Tiranë, Maj 2025 – Studentët e programit Sport dhe Shkenca Sportive pranë Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup morën pjesë në seminarin ndërkombëtar “Leadership Through Sport – Sports Diplomacy Program”, të zhvilluar më 23–24 maj 2025 në Tiranë, në kuadër të iniciativës TALMAKO – Albania–North Macedonia in Action, me mbështetje nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së, GSMP, ESPNW dhe Ambasada e SHBA-së në Tiranë.

Gjatë seminarit, studentët patën mundësi të ndjekin ligjërata, sesione interaktive dhe diskutime mbi rolin e sportit në ndërtimin e lidershipit, barazinë gjinore, fuqizimin e të rinjve dhe aktivizmin social. Folës të ftuar ishin emra të njohur nga fusha e sportit dhe diplomacisë sportive.

Pjesëmarrësit kontribuan aktivisht dhe u pajisën me çertifikata, duke ndërtuar rrjete bashkëpunimi për projekte të ardhshme në fushën e sportit si instrument ndryshimi dhe zhvillimi shoqëror.

By