Shkup, 30.05.2025 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, priti në një takim pune delegacionin nga Universiteti i Manheimit të Gjermanisë, të përbërë nga Prof. Dr. Martin Kornmeier, drejtues i programit të studimeve në Biznes Ndërkombëtar, si dhe një grup studentësh nga Gjermania të udhëhequr nga z. Abdylmexhit Saiti, këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.


Gjatë takimit, rektori Fetaji, i shoqëruar nga prorektori për Arsim, Prof. Inor. Dr. Fati Iseni, dhe dekaneja e Fakultetit Ekonomik, Prof. Inor. Dr. Bukurije Imeri Jusufi, prezantuan për të pranishmit misionin, vizionin dhe programet akademike të UNT-së, me theks të veçantë në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe programet e mobilitetit studentor.


Palët diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë në fusha të ndryshme akademike, duke përfshirë shkëmbimin e studentëve, projekte të përbashkëta kërkimore dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta akademike, si pjesë e një nisme për të forcuar lidhjet ndëruniversitare dhe ndërkulturore.

By