Shkup, 28.05.2025 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, priti në takim pune sekretarin e Përgjithshëm të Kryqit të Kuq në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Sait Saiti.

Në këtë takim, rektori Fetaji i shoqëruar nga prorektori për Arsim, Prof. Inor. Dr. Fati Iseni, informuan për së afërmi z. Saiti dhe z. Fadbi Osmani, anëtar i Kryesisë Qendrore të Kryqit të Kuq, për zhvillimet aktuale në UNT, projektet ndërkombëtare dhe mundësitë për bashkëpunim konkret ndërinstitucional.

Sekretari i përgjithshëm z. Saiti dhe z. Osmani i uruan rektorit Fetaji suksese në detyrën e tij si rektor për mandatin aktual dhe vlerësuan përkushtimin e tij për avancimin e bashkëpunimit me organizatat humanitare dhe sociale.

Ndër temat kryesore të diskutuara ishte bashkëpunimi praktik i studentëve në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta me Kryqin e Kuq, trajnimeve dhe angazhimeve vullnetare. Dy palët u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen, me synim përfshirjen më të gjerë të studentëve të UNT-së në fushatat humanitare, edukative dhe sociale të Kryqit të Kuq.

By