Shkup, 16.06.2025 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, mirëpriti në një takim pune z. Vincent Nougarede, menaxher për Marrëdhënie me Publikun, Komunitetin dhe Qëndrueshmërinë nga kompania ndërkombëtare Bechtel Enka, si dhe bashkëpunëtoren znj. Daniela Miloshovska.


Gjatë takimit u diskutuan mundësitë konkrete për arritjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi ndërinstitucional, si dhe u theksua rëndësia e përfshirjes së studentëve të UNT-së, ata të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës dhe Fakultetit të Shkencave Teknike në praktika profesionale pranë kësaj kompanie prestigjioze.

By