Shkup, Qershor 2025 – Në ambientet e kabinetit të punës, rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof.Dr. Bekim Fetaji, mirëpriti në takim pune kryetarin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimeve të Republikës së Shqipërisë, z.Roland Ilia, si dhe z.Edison Frangu, drejtor ekzekutiv i “Open Gov Hub Albania”.
Rektori Fetaji, i shoqëruar nga prorektori për Arsim, Prof.Inor.dr. Fati Iseni, dhe sekretari i përgjithshëm, Mr. Pishtar Lutfiu, i njoftoi për zhvillimet akademike në UNT, avancimin e reformave institucionale, përfshirë ndërkombëtarizimin dhe programet e bashkëpunimit rajonal në kuadër të Erasmus+ dhe nismave për qeverisje të mirë në arsim.
Gjatë takimit, gjithashtu u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional në rrafshin arsimor dhe civil, si dhe mundësitë për shkëmbim përvojash, përfshirje të studentëve dhe zhvillim të platformave të përbashkëta në fushën e kualifikimeve dhe transparencës.





