Shkup, Korrik 2025 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, mirëpriti në një takim pune profesorët nga Britania e Madhe, znj. Yulia Kovas, z. Fatos Selita, si dhe z. Edison Frangu, drejtor ekzekutiv i Open Gov Hub AI.

Rektori Fetaji, i shoqëruar nga prorektorët Prof. Inor. Dr. Fati Iseni, Prof. Inor. Dr. Diturije Ismaili dhe sekretari i Përgjithshëm Mr. Pishtar Lutfiu, njoftoi mysafirët për zhvillimet akademike, bashkëpunimet ndërkombëtare dhe mundësitë për projekte të përbashkëta.

Qëllimi i vizitës ishte vendosja e kontakteve për bashkëpunim në fushat e gjenetikës, drejtësisë, komunikimit shkencor dhe inovacionit teknologjik në arsim.

By