Shkup, Korrik 2025 – Me ftesë të Presidentes së Maqedonisë së Veriut, znj. Gordana Siljanovska-Davkova, rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, mori pjesë në ceremoninë solemne të hapjes së edicionit të 65-të të Festivalit të Verës së Ohrit.
Gjatë kësaj ngjarjeje kulturore të nivelit të lartë, rektori Fetaji pati rastin të takojë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj, dhe personalitete të tjera të jetës publike e kulturore.Pjesëmarrja e UNT-së në aktivitete të tilla vërteton angazhimin e vazhdueshëm në mbështetjen e kulturës dhe dialogut ndërinstitucional.



