Në kuadër të ‘EIT Food Challenge Labs 2025’ të mbajtur në Shkup, mori pjesë një ekip përfaqësuesish nga Fakulteti i Shkencave Teknologjike të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, i përbërë nga staf akademik dhe studentë.

Gjatë kësaj ngjarjeje treditore kushtuar inovacionit në ushqim, pjesëmarrësit patën mundësinë të zhvillojnë ide dhe prototipe për produkte funksionale dhe të qëndrueshme, duke integruar kreativitetin me njohuritë shkencore.

Përvoja të tilla janë me rëndësi të veçantë për fakultetin dhe universitetin, sepse forcojnë lidhjen ndërmjet arsimit dhe industrisë, nxisin bashkëpunimin ndërdisiplinor, si dhe angazhimin e të rinjve në zhvillimin e inovacioneve ushqimore.

By