30.10.2025 – Në kuadër të Tetorit Rozë dhe aktiviteteve për sensibilizimin ndaj kancerit të gjirit dhe sëmundjeve të tjera të rrezikshme, Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, në bashkëpunim me psikoterapisten Mr. Alije Alimi, realizuan me sukses punëtorinë frymëzuese me temë: “Emocionet dhe trupi: mirëqenia psikike si mburojë parandaluese ndaj sëmundjeve të rrezikshme”.

Gjatë punëtorisë studentët patën mundësinë të mësojnë dhe të reflektojnë mbi, ndikimin e stresit, ankthit dhe ngarkesave emocionale në shëndetin trupor, mënyrat për të kultivuar ekuilibrin emocional dhe për të forcuar sistemin imunitar si dhe për këshilla praktike për mirëqenie mendore dhe fizike, përmes diskutimeve dhe reflektimeve ndërvepruese.

Punëtoria u realizua në një atmosferë pozitive dhe interaktive, duke ofruar njohuri të vlefshme për përmirësimin e shëndetit psikofizik të studentëve. Fakulteti i Shkencave Sociale falënderon të gjithë studentët për pjesëmarrjen aktive dhe psikoterapisten Mr. Alije Alimi për udhëheqjen profesionale të aktivitetit.

By