Shkup, nëntor 2025 – Në shenjë të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet arsimit të lartë dhe sektorit privat, rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, mirëpriti në takim pune përfaqësuesit e kompanisë EVN Maqedoni, z. Vigan Ademi dhe z. Fisnik Oseku, për të diskutuar perspektivat e zhvillimit të përbashkët.
Rektori Fetaji, i shoqëruar nga sekretari i Përgjithshëm Mr. Pishtar Lutfiu, dhe anëtari i Senatit të UNT-së, Prof. Inor. Dr. Argëtim Saliu, informoi përfaqësuesit e EVN Maqedoni, z. Ademi dhe z. Oseku për zhvillimet e fundit në universitet, përfshirë programet studimore, përqendrimin në praktikën profesionale dhe përpjekjet për të afruar më shumë tregun e punës me arsimin e lartë.
Në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet UNT-së dhe kompanisë EVN Maqedoni, me theks të veçantë në zhvillimin e praktikave studentore, projekteve të përbashkëta kërkimore dhe ngritjen e aftësive profesionale në përputhje me kërkesat bashkëkohore të tregut energjetik dhe teknologjik.
Të dyja palët shprehën gatishmërinë për ndërtimin e një partneriteti të qëndrueshëm dhe afatgjatë, që do të kontribuojë në përgatitjen e kuadrove të rinj të kualifikuar dhe në forcimin e lidhjeve ndërmjet sektorit universitar dhe atij ekonomik.

By