Rektori Fetaji së bashku me stafin akademik uroi studentët për zgjedhjen e tyre dhe theksoi rëndësinë e studimeve pasuniversitare për zhvillimin e tyre profesional dhe akademik
Shkup, nëntor 2025 – Në ambientet e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup u mirëpritën studentët e rinj të ciklit të dytë të studimeve me rastin e fillimit të semestrit dimëror për vitin akademik 2025/2026.
Në fjalën e tij përshëndetëse, rektori i UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji, uroi studentët e rinj të ciklit të dytë për zgjedhjen e tyre për të vazhduar studimet master, duke theksuar se ky hap është dëshmi e përkushtimit ndaj dijes dhe investim për të ardhmen profesionale. Ai nënvizoi se studentët do të kalojnë nga konsumatorë në krijues të dijes, duke zhvilluar mendimin kritik dhe aftësitë kërkimore. Në përmbyllje, Rektori Fetaji uroi një semestër të mbarë, plot dije, sfida dhe suksese të reja.
Në ceremoninë e mirëseardhjes për studentët e rinj të ciklit të dytë, shoqërues të rektorit Fetaji, ishin edhe prorektorët, Prof. Inor. Dr. Fati Iseni dhe Prof. Inor. Dr. Diturije Ismaili, si dhe profesorë të shquar nga fakultetet përkatëse, të cilët përcollën mesazhe motivuese dhe urime për fillimin e semestrit të ri akademik.
Ngjarja u karakterizua nga një atmosferë akademike dhe motivuese, ku profesorët e pranishëm shprehën gatishmërinë për të mbështetur studentët në çdo hap të zhvillimit të tyre shkencor dhe profesional.

By