Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup shpreh urimet më të përzemërta dhe vlerësimin më të lartë për Prof. Dr. Izet Zeqirin, profesor dhe ish-rektor i UNT-së, me rastin e zgjedhjes së tij si anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut (ASHAM).


Ky sukses përbën një dëshmi të qartë të përkushtimit të tij të pandërprerë ndaj dijes, kërkimit shkencor dhe zhvillimit akademik, si dhe një nder për Universitetin “Nënë Tereza”, që ka në mesin e vet një personalitet të tillë të shquar në fushën e arsimit të lartë dhe shkencës.

Në emër të stafit akademik, administrativ dhe gjithë studentëve, UNT i uron Prof. Dr. Izet Zeqiri-t suksese të vazhdueshme në karrierën e tij shkencore, akademike dhe publike, me bindjen e plotë se kontributi i tij do të vazhdojë të frymëzojë gjenerata të reja studiuesish dhe profesionistësh.

By