Manastir, 13.11.2025 – Delegacion i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, i kryesuar nga rektori, Prof. Dr. Bekim Fetaji, realizoi një vizitë pune në Universitetin “Shën Kliment Ohridski” në Manastir, i mirëpritur nga rektori, Prof. Dr. Igor Nedelkovski, dhe përfaqësues të udhëheqësisë akademike.


Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, me qëllim avancimin e bashkëpunimit akademik dhe kërkimor ndërmjet dy institucioneve. Diskutimet u fokusuan në, forcimin e bashkëpunimit akademik dhe shkencor ndëruniversitar, zhvillimin e iniciativave të përbashkëta në fushën e tranzicionit të gjelbër dhe digjital, shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik, si dhe mundësitë konkrete për bashkëpunim në kuadër të projektit EIT HEI -HEI2MARKET nën programin Horizon Europe, ku UNT është partnere institucionale.


Në këtë vizitë zyrtare, rektori Fetaji ishte i shoqëruar nga Prof. Dr. Zoran Trifunov, Doc. Dr. Vladimir Kitanovski dhe Mr. Driton Zendeli, me ç’rast u hodh një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit strategjik afatgjatë ndërmjet dy universiteteve, me fokus në programet evropiane për arsim, kërkim shkencor dhe inovacion.


UNT do të vazhdojë të ndërtojë ura bashkëpunimi me institucione vendore dhe ndërkombëtare, në frymën e integrimit, dijes dhe përparimit.

By