Shkup, nëntor 2025 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, mori pjesë në seancën e evaluimit të propozim-strategjisë për Arsimin e Lartë 2026–2032, proces që synon definimin e drejtimit të zhvillimit të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitet në vijim.
Në këtë takim u zhvilluan diskutime të thelluara mbi çështje kyçe si, zhvillimi i arsimit, hulumtimit dhe inovacionit, resurset njerëzore dhe nevoja për ngritje të kapaciteteve akademike, infrastruktura arsimore, modeli i financimit të arsimit të lartë, projektet ndërkombëtare si mekanizëm i rëndësishëm për transferimin e dijes në ekonomi dhe komunitet.
Nga UNT, morën pjesë Rektori Prof. Dr. Bekim Fetaji dhe Prof. Inor. Dr. Bujamin Bela, të cilët kontribuuan me sugjerimet e tyre profesionale lidhur me përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë dhe nevojën për modernizimin e strategjisë.
Debati theksoi rëndësinë e reformave të vazhdueshme, për t’iu përgjigjur sfidave bashkëkohore dhe për të siguruar një sistem arsimor më cilësor, konkurrues dhe inovativ për vendin.
