Shkup/Turqi, 14.11.2025 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, mori pjesë si Folës Kryesor (Keynote Speaker) në Konferencën e 8-të Botërore mbi “TË DHËNAT E MËDHA DHE INFORMATIKËN INTELIGJENTE”, një nga ngjarjet më të rëndësishme shkencore në fushën e teknologjisë së informacionit.

 Në fjalimin e tij me temë: “Hartimi i Kornizës Algoritmike për Analitikën Shkencore të Sigurisë Kibernetike”, rektori Fetaji prezantoi qasje të avancuara algoritmike për mbrojtjen kibernetike, duke theksuar rolin e inteligjencës artificiale dhe analizës së të dhënave në parandalimin dhe menaxhimin e kërcënimeve digjitale.

 Konferenca, e mbështetur nga revista të indeksuara në SCOPUS dhe Clarivate Analytics Web of Science, mblodhi studiues dhe ekspertë ndërkombëtarë dhe ofroi mundësi bashkëpunimi në projekte të reja kërkimore.

 Pjesëmarrja e rektorit Fetaji si folës kryesor përfaqëson një arritje të rëndësishme për UNT-në, duke dëshmuar angazhimin e universitetit në kërkimin shkencor, inovacionin dhe zhvillimet bashkëkohore në të dhënat e mëdha, inteligjencën artificiale (AI) dhe sigurinë kibernetike. 

 Për më shumë informacion mbi konferencën, vizitoni vegëzën: https://www.globalcenter.info/wc-bigdata/?page_id=46

By