Shkup, nëntor 2025 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, priti në një takim pune zëvendësministrin e Arsimit dhe Shkencës, z. Lulzim Aliu, për një diskutim të nivelit të lartë mbi çështje strategjike të arsimit të lartë.
Në takim u diskutua për zhvillimet akademike e shkencore në UNT, projektet strategjike në vijim dhe vizionin e Universitetit për forcimin e cilësisë së arsimit të lartë, modernizimin e proceseve dhe rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Zëvendësministri Aliu vlerësoi angazhimin e UNT-së dhe shprehu mbështetjen për iniciativat që nxisin përparimin akademik dhe shkencor në vend.
Takimi u zhvillua në frymë bashkëpunimi, duke hapur perspektiva të reja për projekte të përbashkëta dhe avancim të politikave arsimore.
