Shkup, nëntor 2025 – Studentët e programit studimor Kriminalistikë të Fakultetit Juridik pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, nga viti i dytë dhe të tretë studimor, realizuan një vizitë dhe trajnim praktik në Kazermën “Ilinden”, në kuadër të lëndëve Armatimi dhe Pajisjet, Trajnimi me Armë dhe Forenzika. Aktiviteti u zhvillua nën mikpritjen e Batalionit të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Vëzhgues – Ranger, me organizim të shkëlqyer të nënoficerit Kire Simonovski.

Studentët, të udhëhequr nga Prof. Dr. Muhamet Racaj, gjeneral-major në pension, dhe Prof. Inor. Dr. Argëtim Saliu, patën mundësinë të përvetësojnë njohuri teorike dhe praktike për, tipologjitë, veçoritë dhe funksionimin e armëve të këmbësorisë, pajisjet dhe mjetet teknike të përdorura nga njësitë ushtarake, procedurat standarde të çmontimit, montimit dhe përdorimit të armëve, nën mbikëqyrjen e instruktorëve profesionistë.

Në kuadër të demonstrimit të teknikave kriminalistike të Batalionit të Policisë Ushtarake, nën udhëheqjen e nënoficerit Aliev, studentët realizuan ushtrime praktike mbi, bllokimin dhe sigurimin e vendit të ngjarjes, këqyrjen dhe fiksimin e gjurmëve të ndryshme, marrjen e gjurmëve papilare përmes pluhurit magnetik, sipas procedurave standarde të investigimit.

Ky aktivitet praktik u vlerësua jashtëzakonisht i suksesshëm, duke kontribuar drejtpërdrejt në forcimin e kompetencave profesionale të studentëve të Kriminalistikës.

By