Shkup, nëntor 2025 – Në organizim të Federatës së Sporteve Universitare të Maqedonisë së Veriut, studentët e drejtimit të Sportit dhe Shkencave Sportive nga Fakulteti i Shkencave Sociale të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup zhvilluan ndeshjen e fundit të sezonit në palestrën e Fakultetit të Kulturës Fizike, Sportit dhe Shëndetit pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”.


Ekipi i UNT-së në futsal, nën udhëheqjen e Prof. Inor. Dr. Agon Saiti dhe Mr.sc. Muamer Abdullau, udhëhoqi gjatë gjithë ndeshjes me rezultatin 1-0. Megjithatë, në minutat e fundit rezultati u barazua dhe ekipi i UNT-së përfundoi sfidën në penaltitë me rezultat 5-3, duke treguar një performancë të fortë dhe të respektueshme.


Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup falënderon ekipin garues dhe stafin drejtues për përfaqësimin dinjitoz dhe për suksesin që ndriçon emrin e universitetit në arenën ndëruniversitare.


Urime lojtarëve të UNT-së, në rrugëtim drejt rezultateve edhe më të larta sportive.

By