Shkup, Prill 2026 – Në kabinetin e tij të punës, rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, pati kënaqësinë të mirëpresë studiuesin dhe ekspertin gjerman, z. Dirk Schattschneider, në kuadër të një vizite njohëse kushtuar mundësive të bashkëpunimit të ardhshëm ndërinstitucional.
Në këtë takim rektori Fetaji i shoqëruar nga Prof. dr. Izer Maksuti nga programi studimor Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane në Fakultetin e Shkencave Humane, si dhe z. Arnulfo Acedo, lektor i fondacionit amerikan Fulbright, në programin e Gjuhës dhe Letërsisë angleze të UNT-së.
Gjatë takimit u zhvillua një bashkëbisedim i hapur dhe miqësor mbi mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, duke përfshirë shkëmbimet akademike, zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe nisma të tjera në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor. Palët theksuan rëndësinë e ndërkombëtarizimit të universiteteve dhe krijimit të urave të qëndrueshme bashkëpunimi në nivel ndërkombëtar. Ky takim shërbeu si një mundësi e mirë për njohje të ndërsjellë dhe shkëmbim përvojash akademike.
Në përmbyllje të vizitës, z. Schattschneider shprehu kënaqësinë për mikpritjen dhe diskutimet e zhvilluara, duke u shprehur i gatshëm që gjatë një qëndrimi të ardhshëm në vendin tonë të mbajë një ligjëratë tematike për studentët dhe stafin akademik të UNT-së.
