Kërçovë, Prill 2026 – Përfaqësues nga Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup zhvilluan një prezantim informues në Gjimnazin “Drita” në Kërçovë, ku studentëve potencial iu prezantuan programet studimore që ofron ky institucion i arsimit të lartë.

Gjatë këtij aktiviteti, maturantët patën mundësinë të marrin informacione më të detajuara nga profesorët lidhur me programet studimore, kushtet e studimit dhe mundësitë që universiteti ofron për zhvillimin akademik dhe profesional.

Prezantimi u realizua nga profesorët Teuta Zenku Jusufi, Rilind Mahmudi, Veton Rushiti dhe Drita Abazi Bajrami, të cilët ndanë përvoja dhe informacione të vlefshme me maturantët.

Ky aktivitet u prit pozitivisht nga shkolla dhe maturantët duke shërbyer si një mundësi e rëndësishme për orientimin e të rinjve në përzgjedhjen e rrugës së tyre akademike.

By