Shkup, Prill 2026 – Në vazhdë të një sërë vizitash studimore nëpër institucione të ndryshme, studentët e Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup vizituan Qendrën për Këshillim Familjar “Aurum”, me qëllim njohjen nga afër me praktikat profesionale në fushën e mbështetjes psikosociale dhe punës me familjet.

Vizita u udhëhoq nga profesorët e departamentit, Doc. Dr. Elisabeta Bajrami Ollogu dhe Prof. Inor. Dr. Hava Rexhep, të cilët orientuan studentët gjatë gjithë vizitës, ku ata patën mundësinë të informohen mbi shërbimet që ofron qendra, qasjet terapeutike dhe këshilluese që përdoren në punën me individë dhe familje, si dhe sfidat që hasen në praktikën e përditshme profesionale. Diskutimet interaktive me stafin profesional kontribuan në thellimin e njohurive të studentëve dhe lidhjen e teorisë me praktikën.

Kjo vizitë përbën një hap të rëndësishëm në përgatitjen profesionale të studentëve, duke i ekspozuar ata ndaj realiteteve të punës sociale dhe duke nxitur zhvillimin e kompetencave praktike në fushën e punës me familjen dhe komunitetin.

Falënderojmë Qendrën “Aurum” për mikpritjen dhe gatishmërinë për të ndarë përvojën e tyre me gjeneratat e reja të profesionistëve të punës sociale.

By