Shkup, Prill 2026 – Në prag të ciklit të ri akademik, Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup ka vijuar karavanin e tij promovues me një ndalesë kyçe në Shkollën e Mesme të Qytetit të Shkupit “Cvetan Dimov”. Ky takim nuk ishte thjesht një prezantim formal, por një bashkëbisedim i hapur mbi të ardhmen dhe orientimin profesional të gjeneratës së re.
Ekipi akademik i UNT-së, i udhëhequr nga profesorët Bujamin Bela, Bukurie Imeri Jusufi, Neritan Turkeshi, Argëtim Saliu, Elisabeta Bajrami Ollogu, Egzona Iseni, Genta Spahiu Mirzo dhe Albina Muça, shpalosi para maturantëve mundësitë e shumta që ofrojnë tetë njësitë akademike të universitetit.
Fokus i veçantë iu dha, inovacionit dhe teknologjisë përmes programeve studimore që i përgjigjen kërkesave të tregut global, praktikës profesionale angazhimit në laboratorët modernë dhe projekte ndërkombëtare si dhe infrastrukturës së re kushteve bashkëkohore në kampusin e UNT-së që nxisin kreativitetin dhe hulumtimin shkencor.
Maturantët treguan një interesim të jashtëzakonshëm, duke u përfshirë në diskutime aktive me profesorët. Interesi i tyre u përqendrua kryesisht në perspektivat e punësimit pas diplomimit dhe mundësitë për bursa studimore. Për tu ofruar një informacion sa më të plotë, nxënësve iu shpërndanë materiale të reja informative dhe udhëzues mbi hapat e regjistrimit.
UNT falënderon përzemërsisht drejtorinë dhe stafin e Sh.M.Q.Sh “Cvetan Dimov” për mikpritjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në misionin tonë të përbashkët: ndërtimin e një të ardhmeje të ndritur për rininë tonë.
