Strugë, Prill 2026 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup ka vijuar karvanin e tij promovues në qytetin e Strugës, ku ekipi i angazhuar prezantoi mundësitë e studimit dhe ofertën e pasur universitare për vitin e ri akademik 2026/2027.

Interesi i maturantëve ishte i jashtëzakonshëm gjatë takimeve të realizuara në shkollën e mesme të përgjithshme “Ibrahim Temo”, si dhe në shkollën e mesme profesionale “Niko Nestor”. Gjatë këtyre prezantimeve, nxënësit u njoftuan nga afër me programet inovative të tetë fakulteteve të UNT-së, kushtet moderne në kampusin e ri, si dhe mundësitë e shumta për bursa dhe mobilitet ndërkombëtar.

Ekipi promovues i UNT-së, i përbërë nga Blerta Kondri, Hava Rexhepi, Valmir Dalipi dhe Genti Reçi, zhvilloi bashkëbisedime aktive me studentët potencialë, duke u përgjigjur në interesimet e tyre për drejtimet deficitare në tregun e punës dhe përparësitë që ofron studimi në kryeqendër.

Ky aktivitet është pjesë e strategjisë së UNT-së për të qenë sa më afër të rinjve, duke i udhëzuar ata drejt zgjedhjeve të duhura profesionale që garantojnë një karrierë të suksesshme. Universiteti “Nënë Tereza” falënderon drejtoritë e shkollave të mesme në Strugë për mikpritjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në realizimin e këtij promovimi.

Në UNT fillon e ardhmja jote akademike.

By