Durrës, 27.04.2026 – Në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, ishte pjesë e panelit të akademikëve të ftuar në “Javën Ndërkombëtare” (International Week), organizuar nga Fakulteti i Biznesit i Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Gjatë fjalës së tij, rektori Fetaji vuri theksin te faktori se bashkëpunimi ndëruniversitar dhe partneritetet strategjike përbëjnë shtyllën kurrizore të zhvillimit institucional në arsimin e lartë modern. Ai nënvizoi nevojën për një transformim rrënjësor të mënyrës se si universitetet ndërveprojnë me njëri-tjetrin dhe me industrinë, duke kaluar nga formalitetet drejt bashkëveprimit praktik.

Modelet e suksesshme të bashkëpunimit sipas rektorit Fetaji, suksesi i partneriteteve akademike sot nuk mund të mbështetet më vetëm te memorandumet formale, por te modelet dinamike që gjenerojnë vlerë të matshme për të gjitha palët e përfshira. Në këtë drejtim, ai veçoi si prioritet krijimin e programeve të përbashkëta të studimeve të magjistraturës, si vlerat e para të matshme që UNT është e interesuar të jetësojë në bashkëpunimet e ardhshme me universitetet simotra.

Pjesëmarrja e UNT-së në këtë ngjarje dinamike, që shërben si platformë për shkëmbimin e ideve në mësimdhënie dhe kërkim shkencor, rikonfirmon angazhimin e palëkundur të institucionit tonë për angazhim global. Përmes ndërveprimit të drejtpërdrejtë me partnerët ndërkombëtarë, UNT vazhdon të përgatisë studentët e saj për të pasur sukses në një botë të globalizuar, duke forcuar njëkohësisht rolin e saj si një partner aktiv dhe i besueshëm në mjedisin akademik evropian.

Vizita shërbeu gjithashtu si një mundësi e shkëlqyer për të forcuar lidhjet profesionale ndërmjet dy universiteteve tona, me synim ndërtimin e lidhjeve që zgjasin përtej këtij evenimenti dhe kontribuojnë në rritjen e cilësisë së arsimit të lartë në të gjithë rajonin.

By