Tivar/Mali i Zi, Prill 2026 – Në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit akademik rajonal, Fakulteti i Shkencave Sociale i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup dhe Fakulteti i Sportit dhe Kulturës Fizike i Universitetit të Malit të Zi kanë nënshkruar zyrtarisht një memorandum bashkëpunimi.
Marrëveshja u nënshkrua nga dekanët e dy njësive akademike, Prof. Inor. Dr. Bejtulla Emini dhe Prof. Dr. Jovan Gardasheviç nga Universiteti i Malit të Zi. Ceremonia e nënshkrimit u realizua në margjinat e konferencës shkencore ndërkombëtare “3rd Annual Scientific PASTECHL Sport and Health Conference”, me temë: “Sport, Science, and Technology for the Future of the Olympic Movement”, e cila i zhvilloi punimet nga data 23 deri më 26 prill 2026 në qytetin e Tivarit.
Gjatë punimeve të konferencës, dekani Emini ishte i shoqëruar nga delegacioni i UNT-së, i përbërë nga Prof. Dr. Blerim Saiti dhe Prof. Inor. Dr. Agon Saiti, të cilët kontribuan në shkëmbimin e përvojave dhe diskutimeve mbi inovacionet në shkencat e sportit.
Ky memorandum përfaqëson një hap strategjik drejt forcimit të urave akademike dhe kërkimore midis dy institucioneve. Dokumenti parasheh krijimin e mundësive për projekte të përbashkëta shkencore, shkëmbimin e personelit akademik dhe studentëve, si dhe bashkorganizimin e aktiviteteve dhe konferencave që lidhin edukimin fizik me teknologjinë moderne në shërbim të shëndetit publik.
Ky partneritet i ri synon të kontribuojë drejtpërdrejt në avancimin e cilësisë së mësimdhënies, nxitjen e kërkimit shkencor dhe promovimin e një jetese aktive e të shëndetshme në shoqëritë tona.
