Shkup, 29.05.2026 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, i shoqëruar nga prorektorët Prof. Dr. Fati Iseni, Prof. Inor. Dr. Diturije Ismaili dhe Prof. Inor. Dr. Sani Demiri, mirëpriti në një takim zyrtar delegacionin e lartë gjerman, znj. Eva Maria Durstewitz-Marschall nga Kancelaria Shtetërore e Nordrhein-Westfalen (NRW) dhe Dr. Berthold Volberg nga GIZ. 

Takimi u fokusua në prezantimin e propozim-projekteve strategjike që synojnë ta shndërrojnë UNT-në në një urë akademike midis hapësirës gjermanofone dhe Ballkanit Perëndimor. Gjatë diskutimit, menaxhmenti i UNT-së shpalosi kornizat e bashkëpunimit të ndara në tri shtylla kryesore, edhe atë për Inovacionin dhe Inteligjencën Artificiale, Ekonominë cirkulare si dhe Gjermanistika dhe ndërkombëtarizimi me universitetet gjermane. 

Palët diskutuan edhe për instrumentet e financimit të landit NRW dhe mekanizmat për integrimin e UNT-së në konsorciume ndërkombëtare kërkimore.

By