Shkup, 29.05.2026 – Dekani i Fakultetit të Shkencave Teknike pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Neritan Turkeshi, dhe Prof. Inor. Dr. Egzona Iseni, realizuan një vizitë akademike disa ditore në Universitetin “Sabahattin Zaim” në Stamboll të Turqisë, në kuadër të programit ndërkombëtar ERASMUS+.

Gjatë kësaj vizite, profesorët e UNT-së mbajtën ligjërata tematike para studentëve dhe stafit nikoqir. Prof. Dr. Neritan Turkeshi ligjëroi mbi temën “Roli i politikave monetare në zhvillimin ekonomik në RMV”, ndërsa Prof. Inor. Dr. Egzona Iseni prezantoi temën “Zbatimi i integralit të caktuar”, duke nxitur diskutime aktive dhe interes të veçantë te të pranishmit.

Në kuadër të aktiviteteve zyrtare, profesorët tanë u mirëpritën në takim nga Rektori i Universitetit “Sabahattin Zaim”, Prof. Dr. Ismail Küçük, me të cilin diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndëruniversitar, shkëmbimin e përvojave dhe organizimin e përbashkët të konferencave shkencore në të ardhmen. 

By