Shkup 11.11.2026
– Sot, Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup zyrtarizoi bashkëpunimin ndërinstitucional me Kolegjin Universitar “Qiriazi” nga Republika e Shqipërisë, përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi.

Në kuadër të këtij aktiviteti, rektori i UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji, zhvilloi një takim pune me rektorin e Kolegjit Universitar “Qiriazi”, Prof. Dr. Gjokë Uldedaj, me fokus intensifikimin e bashkëpunimit akademik dhe kërkimor-shkencor.

Në këtë takim pune dhe ceremoni nënshkrimi ishin të pranishëm edhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP), z. Sami Morina, drejtori ekzekutiv z. Durim Zeqiri, si dhe afaristi i njohur nga Kompania Dauti, z. Xhemail Dauti, çka dëshmon rëndësinë e lidhjes së institucioneve të arsimit të lartë me sektorin e biznesit dhe ekonomisë.

Gjatë takimit, rektori i UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji, u shoqërua nga prorektorët e universitetit, Prof. Dr. Fati Iseni dhe Prof. Inor. Dr. Bujamin Bela.

Marrëveshja e nënshkruar mes dy institucioneve fokusohet në, shkëmbimin e kuadrit akademik dhe mbajtjen e leksioneve të përbashkëta, udhëheqjen e përbashkët të tezave të studimeve, zhvillimin e projekteve kërkimore-shkencore të mbështetura nga Bashkimi Evropian dhe fonde ndërkombëtare, organizimin e konferencave, simpoziumeve dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e botimeve akademike.

Palët vlerësuan se ky partneritet pesëvjeçar do të hapë horizonte të reja për studentët dhe stafin akademik, duke ndërtuar urat e bashkëpunimit rajonal në fushën e arsimit të lartë dhe zhvillimit shkencor.

By