Shkup, 01.06.2026 – Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, në partneritet strategjik me Komisionin për Letra me Vlerë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, hapi sot zyrtarisht punimet e Shkollës Verore të dedikuar për “Hyrjen në Tregjet Financiare dhe Letrat me Vlerë”.
Kjo shkollë verore, e cili zhvillohet nga data 1 deri më 3 qershor 2026, synon të shërbejë si një platformë intensive e transferimit të njohurive teorike drejt praktikës operative të tregut të kapitalit.
Gjatë hapjes të këtij evenimenti, u karakterizua nga mesazhe të larta institucionale mbi rëndësinë e edukimit financiar për gjeneratat e reja. Në emër të rektorit të UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji, fjalën përshëndetëse e realizoi prorektori Prof. Inor. Dr. Bujamin Bela, i cili potencoi përkushtimin e universitetit për krijimin e sinergjive me institucionet rregullatore me qëllim avancimin profesional të studentëve. Po ashtu, pranishmit me një fjalë rasti i përshëndeti edhe dekania e Fakultetit Ekonomik, Prof. Inor. Dr. Bukurie Imeri Jusufi, e cila shprehu kënaqësinë për realizimin e këtij projekti dhe bashkëpunimin e frytshëm që i ndihmon studentët të bëjnë lidhjen e fortë mes teorisë akademike dhe tregut praktik të punës. Nga ana tjetër, kryetarja e Komisionit për Letra me Vlerë, Znj. Bujare Abazi, në fjalimin e saj adresuar të pranishmëve, vuri theksin te rëndësia e njohjes së mjedisit rregullator dhe etikës në biznes si shtylla kryesore për stabilitetin e ardhshëm ekonomik të vendit.
Pas përmbylljes së pjesës protokollare, agjenda e ditës së parë vijoi me ligjëratat e para tematike të fokusuara në bazat e tregjeve dhe instrumenteve financiare. Ky program u mundëson studentëve të ndjekin module të rëndësishme që mbulojnë strategjitë tregtare, analizat financiare dhe mekanizmat e tregtimit me letra me vlerë, të udhëhequra nga ekspertë të lartë të fushës.
Në përfundim të këtij cikli u shënua një hap i rëndësishëm në pasurimin e profilit të tyre akademik dhe profesional.
