Shkup, 03.06.2026 – Në organizim të Fakultetit të Shkencave Humane të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, sot u zhvillua një takim kulturor dhe letrar me intelektualin dhe shkrimtarin e shquar frankofon belgo-shqiptar, z. Skënder Sherifi, në kuadër të jubileut të tij letrar 70-50.
Ngjarjen e hapi prorektori për arsim i UNT-së, Prof. Dr. Fati Iseni, i cili në emër të Rektoratit i uroi mirëseardhje mysafirit, duke e vlerësuar atë si një ambasador të denjë të kulturës shqiptare në Evropë dhe një model frymëzimi për studentët. Të pranishmit i përshëndeti edhe dekani i Fakultetit të Shkencave Humane, Prof. Dr. Mustafa Ibrahimi, i cili theksoi rëndësinë e organizimeve të këtij niveli akademik e kulturor.
Aktiviteti u moderua nga Prof. Dr. Izer Maksuti, i cili bëri një përmbledhje të veprimtarisë së autorit para se t’ia kalonte fjalën z. Sherifi, i cili ndau me audiencën përvojat dhe vizionin e tij mbi krijimtarinë dhe identitetin.
Ky aktivitet, i cili mori një ngjyrim artistik edhe përmes recitimit të studentes Eliza Mejdini, u përmbyll me një bashkëbisedim dhe diskutim të hapur interaktiv me studentët dhe profesorët e pranishëm.
