Sportistët e karatesë, Rudina Aliu dhe Rexhep Rushiti, kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm në Kampionatin Botëror Universitar të Sporteve Luftarake, i cili u mbajt në Brasília të Brazilit, duke përfaqësuar me krenari Universitetin “Nënë Tereza”.
Rudina Aliu u stolis me medaljen e bronztë, pas paraqitjeve të shkëlqyera dhe fitoreve ndaj përfaqësueseve të Australisë dhe Kilit.
Ndërkohë, Rexhep Rushiti fitoi medaljen e argjendtë, duke arritur deri në finale pas fitoreve të rëndësishme kundër garuesve nga Turqia dhe Australia.
Ky është një sukses i madh për sportin universitar dhe karatenë në Maqedoninë e Veriut. Vlen të theksohet se në këtë kampionat prestigjioz morën pjesë më shumë se 1.500 atletë nga 50 shtete të ndryshme të botës, ku secili vend u përfaqësua vetëm nga sportistët më të mirë në disiplinat përkatëse.

Urime Rudinës dhe Rexhepit për këtë arritje të jashtëzakonshme dhe përfaqësimin dinjitoz të universitetit dhe shtetit në arenën ndërkombëtare.

By