Shkup, Qershor 2026 – Në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup u zhvillua prezantimi publik i rezultateve të projektit bilateral shkencor-kërkimor me titull “6G kontinuum – kompjuteri si ndërmjetës softuerik për inteligjencë artificiale përmes rrjeteve 6G”. Ky projekt ndërkombëtar u realizua përgjatë periudhës dëvvjeçare ndërmjet Fakultetit të Shkencave Informatike të UNT-së dhe Universitetit “Alpen Adria” në Klagenfurt të Austrisë. 

Gjatë prezantimit publik u shpalosën arritjet kryesore shkencore dhe impakti strategjik i këtij kërkimi në sferën e teknologjisë së rrjeteve të gjeneratës së re në të cilën u propozua një arkitekturë e re 6G me inteligjencë artificiale të shpërndarë (Cloud/Fog) që zgjidh bllokimet dhe vonesat e rrjeteve 5G; u krijua një mekanizëm për QoS/QoE që optimizon shërbimet multimediale, duke rritur shpejtësinë e efikasitetin dhe duke ulur kostot operative; hulumtimet synojnë të ndikojnë direkt në specifikimet dhe arkitekturën përfundimtare të rrjeteve globale 6G; si dhe u botuan 5 punime shkencore në konferenca prestigjoze në Vjenë, Milano, Melburn dhe Beograd. Përparimi i Hulumtuesve të Rinj dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar.

Një pjesë e rëndësishme e prezantimit iu kushtua edhe komponentës edukative. Hulumtueset e reja Shpresa Tuda dhe Blerta Idrizi patën mundësinë të realizojnë një vizitë studimore në Universitetin e Klagenfurtit në Austri. 

Projekti, u udhëhoq nga bartësit Prof. Inor. Dr. Stojan Kitanov dhe Prof. Inor. Dr. Dragi Kimovski (Klagenfurt), në bashkëpunim me hulumtuesit Doc. Dr. Fisnik Doko, Dr. Kurt Horvath, si dhe hulumtueset e reja Mr. Shpresa Tuda dhe Blerta Idrizi. 

Ato ndanë përvojën e tyre duke theksuar se puna në këtë mjedis modern kërkimor ndërkombëtar u ka mundësuar të fitojnë njohuri të reja mbi rrjetet 6G dhe Edge AI, si dhe u ka shërbyer si udrrëfyes dhe bazë kryesore për përgatitjen e tezave të tyre të magjistraturës dhe diplomës. 

Ky projekt ka thelluar ndjeshëm bashkëpunimin institucional ndërmjet UNT-së dhe Universitetit të Klagenfurtit, të cilët tashmë kanë aplikuar së bashku për rrjetin CEEPUS si dhe për një projekt të ri në kuadër të ERASMUS+ të titulluar “Trusted AI for Universities – Advanced Training in Trustworthy LLM Technologies for Academic and Administrative Usage”, i cili aktualisht ndodhet në fazën e vlerësimit

By