Shkup, 28.10.2026 – Në hapësirat e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, me iniciativë të Fakultetit Ekonomik dhe në bashkëpunim me organizatën EARN&GO USA™, u hodhën themelet e një iniciative bashkëpunimi të rëndësishëm me qëllim që studentëve dhe stafit akademik të ju ofrohen mundësi konkrete për të fituar përvojë profesionale ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në këtë kuadër, rektori i UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji, zhvilloi një takim zyrtar me drejtoreshën e EARN&GO USA™, znj. Margarita Bakev. Në takim morën pjesë edhe dekania e Fakultetit Ekonomik, Prof. Inor. Dr. Bukurie Imeri-Jusufi, si dhe koordinatorja e lartë e programeve të EARN&GO USA™, znj. Natali Papakoç Ilievska. Gjatë takimit u dakordua që në periudhën vijuese të zyrtarizohet ky partneritet përmes nënshkrimit të një Memorandumi Bashkëpunimi, i cili do t’i japë mbështetje institucionale mobilitetit të studentëve dhe stafit akademik.
Organizata EARN&GO USA™ u mundëson studentëve dhe profesionistëve të rinj të fitojnë përvojë praktike në kompani, organizata dhe institucione të ndryshme amerikane, përmes programit zyrtar të shkëmbimit BridgeUSA J-1 të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Pas takimit zyrtar, për studentët e Fakultetit Ekonomik u mbajt një prezantim informativ lidhur me programet Internship USA dhe Trainee USA, ku të pranishme ishin edhe dekania Prof. Inor. Dr. Bukurie Imeri-Jusufi dhe Prof. Inor. Dr. Teuta Zenku, të cilat inkurajuan studentët që të shfrytëzojnë këto mundësi për zhvillimin e tyre profesional.
