Shkup, Tetor 2026 – Universiteti “Nënë Tereza“ në Shkup u pasurua me një donacion të rëndësishëm teknologjik prej 6 projektorësh multimedialë, të dhuruar nga z. Salim Hasani, pronar i Ndërmarrjes Investive Ndërtimore “Modi Living“ nga Tetova. Në emër të UNT-së, donacionin e pranoi zyrtarisht Mr. Driton Zendeli, i cili shprehu falënderime të thella për këtë mbështetje bujare që i kontribuon drejtpërdrejt modernizimit të kushteve të studimit.
Pajisjet e dhuruara përfaqësojnë projektorë multimedialë portativë të gjeneratës së re me rezolucion Full HD (1080p) dhe mbështetje 4K, të pajisur me teknologji LED me jetëgjatësi të lartë, lidhje pa tel (WiFi/Bluetooth), altoparlantë të integruar Hi-Fi dhe opsione të plota lidhjeje (HDMI/USB), duke ofruar fleksibilitet e cilësi të lartë vizuale për procesin mësimor dhe ligjëratat interaktive.
Ky donacion do të ndikojë drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë së teknologjisë arsimore në salla dhe auditorë, duke lehtësuar prezantimet akademike për studentët dhe stafin e UNT-së.
